Presidenti Takaj prezanton Ilir Dajën dhe Ardi Memën te Skënderbeu

Publikuar tek: sport, më 12:01 04-01-2017 Presidenti Takaj prezanton Ilir Dajën dhe Ardi Memën te Skënderbeu

Sot në ambientet e hotel “Tropikal” në Durrës, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ka zyrtarizuar lëvizjen e parë për vitin 2017.

Ilir Daja dhe Ardi Mema kanë marrë përkatësisht postin e trajnerit dhe zëvëndës trajnerit të Skënderbeut. Të dy teknikët nga Tirana janë prezantuar përkrah presidentit Takaj duke marrë në këtë mënyrë detyrën e re.

Objektivi për Dajën është titulli kampion gjë të cilën ai e ka pranuar edhe publikisht. “Kemi skuadër të mirë dhe do të luajmë për të fituar titullin. Jam i respektuar që jam sot këtu dhe besoj se do marrim më të mirën”, ka thënë Daja. Presidenti Takaj ka pranuar se skuadra ka nevojë për disa ndërhyrje të cilat do të bëhen në ditët në vazhdim. Sot skuadra do të nisë punën nën drejtimin e ish trajnerit të Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.017297983169556
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64578" }