Bëhen bashkë aktorët e Shqipërisë dhe Kosovës për “Skandërbeg”, detaje nga produksioni me shpenzime marramendëse

Publikuar tek: kulture-art, më 16:01 04-01-2017 Bëhen bashkë aktorët e Shqipërisë dhe Kosovës për “Skandërbeg”, detaje nga produksioni me shpenzime marramendëse

Digitalb, prezanton serialin “Skëndërbeg”, një produksion për të cilin janë bërë shpenzime marramendëse dhe që ka bërë bashkë aktorët më në zë të Shqipërisë e Kosovës. Skandërbeg, sipas kompanisë së distribucionit Mercury Films e cila ka marrë përsipër dhe distribucionin ndërkombëtar, është një prej serialeve më serioze dhe unike të prodhuar ndonjëherë në Ballkan.

Kjo është një risi jo vetëm për tregun ballkanik, por dhe atë ndërkombëtar, pasi pothuajse nuk ekziston asnjë serial TV që të trajtojë këtë periudhë të Mesjetës. Mbi 30 aktorë, mbi 400 figurantë, me dhjetëra kostume e objekte të epokës. Për herë të parë ndërtohet një skenografi/butafori interier dhe eksterier i këtyre përmasave për një produkt televiziv shqiptar, pas viteve 90. Për herë të parë në një skenë, Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami dhe Salsano Rrapi, ndër aktorët komikë më të dashur të Kosovës e Shqipërisë.

Aktorët më të njohur të Shqipërisë e Kosovës:

Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami, Salsano Rrapi, Laert Vasili, Mensur Safqiu, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çekrezi, Romir Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo, Eva Murati, etj.

Me pjesëmarrje speciale nga: Zyliha Miloti.Ekipi realizues është një staf profesionist ndërkombëtar, me regjisor: Adam Pray (USA), drejtorë fotografie: Andy Rydzeëski (USA) dhe Johann Schmejkal (GER) Gaffer: Jean-Marc Schablin (GER), mjeshtër Audio: Justin Walls (USA) dhe Darko Spasovski (Maqedoni)

Muzika: është realizuar nga një muzikant me famë botërore, një prej isha anëtarëve të grupit me famë ndërkombëtare Beirut, Jeremy Barnes.

Zhanri: Një komedi pa të qeshura artificiale, sipas standartit të trendeve bashkëkohore të prodhimit të serialeve. Një komedi e bazuar mbi karakteret dhe situatat.

Ngjarja zhvillohet në mesjetën e hershme, në shek 15, një periudhë e trajtuar pak ose thuajse aspak në seriale TV. Një kështjellë arëbëre rrethohet nga një pasha i egër (Mensur Safqiu). Komandanti i kështjellës, Kont Urani (Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (Ermal Mamaqi) shpresojnë tek ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji nuk do të ndryhet në kala, por do të qendrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet dramatike. Ata duhet t'i mbijetojnë të gjitha trukeve e sulmeve të turqve ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht, me të papritura të panumërta e komplikacione të pafundme.

sk1.jpg

sk2.jpg

sk3.jpg

sk4.jpg

sk5.jpg

sk6.jpg

sk7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023040771484375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64601" }