FSHF prezanton strukturën e re organizative, shtohen dy departamente

Publikuar tek: sport, më 14:01 05-01-2017 FSHF prezanton strukturën e re organizative, shtohen dy departamente

Nga data 1 janar 2017 FSHF ka nisur funksionimin e punës mbi bazën e një strukture të re organizative, aprovuar në Komitetin Ekzekutiv në mbledhjen e fund-dhjetorit të kaluar.

Departamenti i Futbollit dhe Departamenti i Administratës janë dy arteriet kryesore të funksionimit të FSHF-së, të cilat pasojnë me sektorët përkatës. Denis Bastari do të drejtojë një nga 2 Departamentet e lartcituara, atë të Administratës që përfshin sektorët funksionues, sic janë ai i Marketingut, PR dhe Medias, Sektori i Marëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, apo edhe Financat me Sektorin e shërbimeve të brendëshme dhe Komplekseve sportive në varësi të FSHF-së.

Një skemë ndryshe e cila ka qenë e mirëmenduar dhe mbi bazën e së cilës operon tashmë të gjithë punën e saj administrata e Federatës. Drejtoria Teknike nuk ka ndryshuar, teksa të dy Departamentet do të kurohen edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. Presidenti i FSHF-së Armand Duka së bashku me Komitetin Ekzekutiv vendosën të riformatojnë funksionimin e administratës së FSHF-së, dhe tashmë ajo është fakt.

Article Logic
Execution time: 0.018583059310913
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64648" }