Presidenti Barack Obama dekoron Baba Edmond Brahimaj për kontributin e dhënë për paqen botërore

Publikuar tek: kulture-art, më 17:01 05-01-2017 Presidenti Barack Obama dekoron Baba Edmond Brahimaj për kontributin e dhënë për paqen botërore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka dekoruar sot Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve.

Brahimaj është nderuar për arritjet në misionin e Tij si dhe për angazhimin dhe kontributin e dhënë për paqen botërore në situatat e vështira që po kalojmë.

 “Të nderuar miq, Selia e Shenjtë e KBB ka nderin t'ju ftojë më datë 5 Janar 2017, ora 18:00, në ambientet e Faltores Qendrore të Bektashinjve-Odeonit, të ndajmë së bashku çastet e ceremonisë së dhënies së çmimit të mirënjohjes nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, për arritjet në misionin e Tij si dhe për angazhimin dhe kontributin e dhënë për paqen botërore në situatat e vështira që po kalojmë. Lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë numër kontakti” thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0022139549255371
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64669" }