Kukës, punonjësi i 'OST' ngrin në shtyllë duke punuar

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 05-01-2017 Kukës, punonjësi i 'OST' ngrin në shtyllë duke punuar

Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka rrezikuar jetën e tij teksa po punonte për riparimin e një defekti në Kukës.

Mësohet se punonjësi i OST-së ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, ku edhe ka ngrirë për shkak të motit të acartë me temperatura ekstremisht të ulëta.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, me temperaturën e trupit 34 gradë celcius por mjekët kanë arritur ta stabilizojnë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

*Punonjësi është i OST-së dhe jo OSHEE, siç u raportua fillimisht

Article Logic
Execution time: 0.016319990158081
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64673" }