Dy foto të rralla nga udhëtimi i Gjeneralit amerikan George P.Scriven në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 18:01 05-01-2017 Dy foto të rralla nga udhëtimi i Gjeneralit amerikan George P.Scriven në Shqipëri

Gjenerali amerikan George Scriven udhëtoi në Jugun shqiptar me mision inspektimin e frontit italian gjatë periudhës së fundit të Luftës së Parë Botërore.

Përveç një përshkrimi të jugut shqiptar gjatë kësaj periduhe gjenerali amerikan ka shkrepur edhe disa foto të rralla. Dy fotot e sjella nga hulumtuesi Auron Tare janë nga zona e Tepelenës zonë të cilën gjenerali e përshkoi gjatë udhëtimit të tij.

Foto e parë janë varret bektashiane të cilat sot janë zhdukur plotësisht. Foto e dytë është një fotografi e rrallë e fshatit të Nivicës të cilin gjenerali amerikan e vizitoi duke e përshkruar edhe në raportin e tij për autoritet amerikane.

Scre7j4t4twt2f24f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002249002456665
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64677" }