Reduktohet në 23 numri i fiderave me defekt, OSHEE vijon punën për rikthimin e energjisë në zonat rurale

Publikuar tek: ekonomi, më 16:01 06-01-2017 Reduktohet në 23 numri i fiderave me defekt, OSHEE vijon punën për rikthimin e energjisë në zonat rurale

Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur problem në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive, duke reduktuar në masën 70 përqind defektet në fiderat e dëmtuar kryesisht në zonat malore.

Zonat në të cilat është rikthyer energjia janë:

Rajoni Tiranë:  Babru

Rajoni Shkodër: Zues

Rajoni Burrel: Mamurras, Merdhoq, Fushe Shullaze, Arras, Blinisht, Gjorm, Gorre,si dhe Lagj 2 Lagj 2

Rajoni Durrës: Ballaj , Stacioni Trenit Golem, Gjiri I Lalez, Karpen, Shkembi I Kavajes si dhe zona e ish Kenetes.

Rajoni Elbasan: Rrajce , Tregan, Bradashesh Shirgjan

Rajoni Fier: Ngjeqar

Rajoni më i prekur nga defektet vijon të jetë Shkodra, Burreli, Durrësi, Elbasani dhe Tirana.

Zonat pa energji janë:

Rajoni Tiranë: Marikaj , si dhe pjeserisht Paskuqan , Dajt, Tufine, Zall Bastar , Pallatet Gintash dhe pjeserisht Rr Luigj Gurakuqi

Rajoni Durrës: rruga “Agoga” rruga “V. Turja” , Katund Sukth , Lagjet: Subash, Turizem, Sesere, Barabit, Atl, Gurkuqe, Telekom, Derede/Kruje; Gjepale

Rajoni Elbasan:Labinot  (pjesërisht), Lunik (pjesërisht), pjeserisht Pajove , Kodovjat

Rajoni Shkodër: Arrëz Miriska, Rrapë, Iballë, Kelmend, Lufe, Qelez , pjeserisht Qytet Lezhe si dhe Buze Uji

Rajoni Kukës: Bicaj, si dhe pjesërisht, Shemri, Domaj, Krezë, Kishaj, Zone Industriale,Ram-Has,Drinas Helshan,  Kishaj, Golaj; si dhe pjeserisht Lekbibaj Qytet Fierze, Tropoje, Mamez, Zahinisht, Pac si dhe pjeserisht qytet Kukes.

Rajoni Burrel: Dilkinisht , Bardhaj, Mashterkor, Shullaz, Remulle, lagj 2/Lac, Zajse Bororvjan, Fan

Nga grupet e terrenit të OSHEE-se po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë  në të gjithë vendin.

Të gjitha linjat dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë

Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.

Article Logic
Execution time: 0.0024847984313965
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64773" }