Kapen në flagrancë me 200 doza kanabis dy të rinj në Dibër, e shpërndanin në pika bastesh e lojëra fati (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:01 07-01-2017 Kapen në flagrancë me 200 doza kanabis dy të rinj në Dibër, e shpërndanin në pika bastesh e lojëra fati (EMRAT)

Dy të rinj nga Dibra Elton Keshi dhe Fatjet Kaca 20 dhe 21 vjeç kanë rënë në pranga të policisë pas operacionit të quajtur  “Distributori”.

Sipas policisë të rinjve që u kapën në flagrancë iu gjetën 200 doza me lëndë narkotike të lloit kanabis të cilën e shpërndanin në pika bastesh dhe lojëra fati. 

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacion i Koduar "Distributori".

Sekuestrohen 200 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy të rinj, njëri prej tyre i dënuar më parë për Plagosje e Vjedhje.

Lëndën narkotike do ta shpërndante në lokale pika bastesh e lojra fati, personi me precedent të mëparshëm penal.


Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpumin me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bllatë njësia Administrative Maqellarë dy të rinj po përgatisnin lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla. 

Menjëherë është organizuar puna ku janë kapur dhe  arrestuar në flagrancë  shtetasit :

Elton Keshi, 20 vjeç, banues në Majtar-Dibër, i cili posedonte lëndën narkotike.

Si dhe Fatjet Kaca, 21 vjeç, banues në Peshkopi (i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje”), i cili do ta  shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Peshkopisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 200  doza me peshë 200 gram lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Mateialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”  parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

IMG-20170107-WA0001.jpgIMG-20170107-WA0000.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024459362030029
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64830" }