Afati po afron, Drejtoria e Tatimeve tregon mënyrën si të paguani inventarët elektronikisht

Publikuar tek: ekonomi, më 13:01 07-01-2017 Afati po afron, Drejtoria e Tatimeve tregon mënyrën si të paguani inventarët elektronikisht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka treguar mënyrën se si mund të dorëzoni invenrarët elektronikisht dhe shumë thjeshtë me disa hapa që duhet të ndiqni.

Sipas afateve ligjore të vëna nga tatimet, bizneset duhet të dorëzojnë gjendjen e inventarëve deri më 10 janar, raporton Newsbomb.al.

Për të dorëzuar inventarët në mënyrë elektronike, një tatimpagues duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

Bën Log-in në llogarinë e tij të deklarimit elektronik, në tatime.gov.al, e-shërbime 

Në menunë e-filing Im, përzgjedh Çështjet e Mia, për të bërë të mundur krijimin e një çështjeje të re

Pamja Çështje të Padërguara, përzgjedh Krijo Çështje

Pasi klikon Krijo Çështje më pas përzgjedh llojin e çështjes – GeneralQuestion,Pyetje e Përgjithshme

Më pas shfaqet pamja e Krijimit të pyetjes së përgjithshme, në të cilën tatimpaguesi duhet të plotësojë fushën Pyetje: Inventari i datës 31.12.2016, dhe më pas duke klikuar Zgjidhni Skedar do të përzgjedhë skedarin e inventarit të ruajtur në kompjuterin e tij. Pas përzgjedhjes së skedarit, duke klikuar mbi Ngarko skedari ngarkohet në sistem dhe materiali është gati për t’u ruajtur ose dorëzuar.

Duke klikuar Dorëzo, tatimpaguesi dorëzon në mënyrë elektronike Inventarin e datës 31.12.2016, siç është kërkuar nga Administrata Tatimore. 

  Kliko në Faqen Zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për t'u informuar. /Newsbomb.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.01628589630127
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64857" }