60 minuta pritje për të pastruar me fshesë xhamat e avionit, lojtarët e Tiranës dhe Flamurtarit ngrijnë në Stamboll

Publikuar tek: sport, më 16:01 07-01-2017 60 minuta pritje për të pastruar me fshesë xhamat e avionit, lojtarët e Tiranës dhe Flamurtarit ngrijnë në Stamboll

Tirana dhe Flamurtari kanë udhëtuar sot drejt Turqisë, për të zhvilluar një mini fazë përgatitore.  Lojtarët e dy skuadrave të Superiores kanë zbritur në Stamboll për t'u nisur më pas drejt Antalias. Por, kushtet e vështira të motit kanë bërë që bardheblutë dhe kuqezinjtë të presin për 60 minuta në aeroport.

Nga disa foto të sjella ekskluzivisht për newsport.al, shihet punonjësi i aeroportit që punon për të pastruar xhamat e avionit me një fshesë. Të njëjta burime bëjnë me dije që shumë fluturime ishin anulluar, madje edhe udhëtimi i Tiranës dhe i Flamurtarit kishte gjasa të anullohej.

Por, fatmirësisht pas 60 minutash pritje dhe pas punës intensive të punonjësve të aeroportit, është ndezur drita jeshile që të dy ekipet të niseshin drejt Antalias, ku tashmë janë akomoduar në hotelet e tyre.

15909552_10207847243792344_1034823341_n.jpg

15935556_10207847243832345_1759372048_o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.018891096115112
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64877" }