Akademiku Kabo kërkoi ndihmë për regjisorin Luarasi, e bija: Faleminderit, por nuk ka nevojë ta marri vesh gjithë Tirana

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:01 07-01-2017 Akademiku Kabo kërkoi ndihmë për regjisorin Luarasi, e bija: Faleminderit, por nuk ka nevojë ta marri vesh gjithë Tirana

Disa statuse të njëpasnjëshme në “Facebook”, të akademikut Përparim Kabo për gjëndjen shëndetësore të regjisorit të njohur Mihal Luarasi, nuk janë pritur mirë nga vajza e këtij të fundit, Lea.

Lea ka kërkuar që të ndalen postimet në rrjetet sociale dhe familja e saj të lihet e qetë, pasi ajo dhe vëllai i saj janë duke u përkujdesur për prindërit e tyre.

“I drejtohem publikut shqiptar duke e falenderuar nga zemra për dashamirësinë kundrejt prinderve tanë të shtrenjtë! Ndërkohë ju lutem shumë shumë për të respektuar me diskretion jetën private të families tonë. Vëllai im i mrekullueshëm është kthyer nga Zvicra prej Mait të Vitit 2016 në Tiranë duke lënë gjithshka të tijën për tju shërbyer mamit dhe babit. Ai dhe prindërit tanë shumë të moshuar dhe të sëmurë nuk e meritojnë këtë lakuriqësi soziale.... jemi jashtzakonisht të prekur..... Babi dhe Mami janë me shërbim privat në shtëpi dhe ne presim të stabilizohen për ti tërhequr në muajt e ardhëm në Zvicer mbas një lufte të jashtëzakonëshme me zyrat dhe qeverinë zvicerane. Ju lutem për disa ditë të lini tim vëlla dhe mua të qetë të bëjmë punën tonë. I kërkojmë ndjesë qeverisë për këtë thirrje që nuk vjen nga ana e families tonë. Në shpresë për respekt me nderime Lea dhe Elton Luarasi”, shkruan ajo në “Facebook”.

Lea ka komentuar edhe te profili i Kabos duke u shprehur se nuk ka nevojë të njoftohet e gjithë Tirana për gjëndjen shëndetësore të të atit. “E qartë Përparim, kontrollet do vazhdojnë. Por nuk ka nevojë ta marri vesh gjithë Tirana. Eltoni u bombardua nga dhjetra telefona dhe nuk po kuptonte çfarë po ndodhte në Facebook.”

Përparim Kabo kërkoi ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për t’i ardhur në ndihmë regjisorit Luarasi.

Article Logic
Execution time: 0.0023510456085205
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64880" }