Edi Rama “i përvishet” italianes “La Repubblica” për ISIS në Shqipëri: Një gënjeshtër e madhe

Publikuar tek: politike, më 18:01 07-01-2017 Edi Rama “i përvishet” italianes “La Repubblica” për ISIS në Shqipëri: Një gënjeshtër e madhe

La Repubblica në Itali shkruan një “gënjeshtër” të madhe për Shqipërinë, shprehet kryeministri Edi Rama në përgjigjet që jep për një lexuese të statuseve të tij në rrjetin social facebook.

Në numrin e sotëm të La Repubblica thuhej se fenomeni i radikalizimit përtej Adriatikut “përbën një factor shqetësues për shërbimin Italian të inteligjencës”.

Në artikull evidentohet se në disa fshatra shqiptare, e kryesisht në ato në veri në kufi me Kosovën, prej kohësh “valëviten flamuj të ISIS”.

“Sipas burimeve hetimore italiane Italia tashmë është një vend i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste e sidomos Pulia. Kjo për shkak të afërsisë gjeografike, nga prania e komuniteteve të radikalizuara si dhe për lidhjet e ngushta mes krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës” shkruhet në artikull.

“E lexova! Nje genjeshter e madhe po cfare te besh, keshtu po shkon kjo pune kudo, kush nuk lexon gazeta nuk informohet, kush lexon dizinformohet!”, thotë Edi Rama duke përsëritur një citim të intervistës më të fundit të aktorit Denzel Washington.

Ndërkohë që përgjigjen për artikullin e La Repubblica-s, e jep pasi ka ndarë me lexuesit e tij një artikull promovues për Shqipërinë në median franceze.

15934779_10155569687458765_1059687065_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002295970916748
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64883" }