Ky është personi që do emërohet nga Trump në krye të Shërbimeve Sekrete

Publikuar tek: bota, më 19:01 07-01-2017 Ky është personi që do emërohet nga Trump në krye të Shërbimeve Sekrete

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi sot qëllimet e tij për të emëruar ish-senatorin Dan Coats, 73 vjeç, në pozicionin strategjik të drejtorit të shërbimeve sekrete kombëtare, ndërkohë që ky personalitet është i prekur nga sanksione ruse.

“Jam i sigurt se senatori Dan Coats është zgjedhja e duhur”, deklaroi Donald Trump në një komunikatë.

“Ai do të drejtojë vigjilencën e përhershme të administratës time kundrejt atyre që kërkojnë të na dëmtojnë”, vazhdoi Trump.

Ky emërim është shumë i rëndësishëm për Donald Trump, në mes të një polemike me shërbimet sekrete amerikane për sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve që akuzohet Rusia.

Article Logic
Execution time: 0.002295970916748
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64887" }