Shpërthen gazetari: Ky shtet k*rvë nuk i siguroi Benit as pak bukë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 08-01-2017 Shpërthen gazetari: Ky shtet k*rvë nuk i siguroi Benit as pak bukë

Arben Sulo, 38 vjeç, u bë viktima e parë e motit të acartë në Shqipëri. Endacaku nga Durrësi ndërroi jetë për shkak të temperaturave të ulëta pasi flinte rrugëve, pa ushqim dhe rroba të përshtatshme.

Vdekja e tij solli reagimin e shumë njerëzve, mes të cilëve dhe të një gazetari nga Durrësi, që shfryn ndaj pushtetit.

“Ky është Beni, një endacak që donte pak bukë dhe ngrohje. Një djalë që Zoti i kishte lënë pjesën e tij të formimit. Ky shtet k*rvë nuk i siguroi Benit pak ngrohje dhe pak bukë.

Ai nuk do i mungojë pushtetit se nuk kishte të drejtë vote … po në fakt vdekja e tij është fytyra e këtij shteti. Falënderoj mikun tim mjekun Arian Deveja për foton dhe diçiturën që ka bërë…

Rrugëve të Durrësit do t’i mungojë Beni, për pak vëmendje pa të drejtë vote… shumë nga miqtë e mi mund të mos e kuptojnë këtë status, po unë ja dedikoj dy miqve, Borisit dhe Indritit që e respektonin çdo ditë Benin!”, shkruan gazetari Artur Llana, raporton Panorama.

Article Logic
Execution time: 0.015755176544189
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64965" }