Gruevski merr sot mandatin nga Ivanov, rrëzon platformën e shqiptarëve: Jo Qeveri me çdo çmim

Publikuar tek: rajon, më 08:01 09-01-2017 Gruevski merr sot mandatin nga Ivanov, rrëzon platformën e shqiptarëve: Jo Qeveri me çdo çmim

VMRO-DPMNE me në krye Nikolla Gruevskin do të marrin sot mandatin nga presidenti George Ivanov për krijimin e Qeverisë të Maqedonisë.

Ish-kryeministri maqedonas, Gruevski gjatë një interviste për “Dnevnik” ka theksuar se do të tentojë krijimin e Qeverisë së re, por kjo nuk do të bëhet me çdo çmim, duke iu referuar kështu platformës së përbashkët të paraqitur nga tre partitë shqiptare.

Ai ka thënë se negociatat do të zhvillohen bazuar në principet e Kushtetutës së vendit dhe çdo mënyrë tjetër është e papranueshme.

Ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Gruevski ka lënë të kuptohet se nuk është dakord me kërkesat e shqiptarëve për të hyrë në Qeverinë e re.

Megjithatë, as partia e tij dhe as LSDM e Zoran Zaev nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar mbi platformën shqiptare.

Nëse Gruevski nuk krijon dot Qeverinë, atëherë mandati do i kalojë Zaevit. 

Article Logic
Execution time: 0.0021991729736328
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64992" }