Ekipi i Tiranës, presidenti Halili dhe futbollisti Muzaka, debat për lekët live para shikuesve (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 10:01 09-01-2017

Presidenti i Tiranës Refik Halili dhe lojtari i Tiranës Gjergji Muzaka janë përfshirë dje në një debat publik në studion e emisionit “Ora Skaner” lidhur me çështjen e kartonit të Gjergji Muzakës, por edhe për rrogat që duhet të marrë futbollisti.

“Sa për kartonin, nuk je Maradona që vlen 50 milionë” tha Halili ndërkohë që Gjergji Muzaka ishte në linjë telefonike.

Muzaka thotë se ka kërkuar në FSHF që ti jepen rrogat e papaguara. Muzaka pretendon 7 milionë lekë në muaj, por duket se këtu lind edhe kontradikta me klubin.

Sipas kontratës me futbollistin, që Halili nxorri në studion e Ora Scaner, në rast demtimi Muzaka përfiton vetëm 1 milionë lekë të vjetra në muaj.

E ndërkaq, pritet që sot paradite, konflikti mes Gjergji Muzakës dhe KF Tiranës, të zgjidhet në dhomën e konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Article Logic
Execution time: 0.0024120807647705
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65000" }