Futbollisti shqiptar me ndikim të madh në Francë mbështet Haradinajn dhe bën thirrje publike për autoritetet

Publikuar tek: sport, më 10:01 09-01-2017 Futbollisti shqiptar me ndikim të madh në Francë mbështet Haradinajn dhe bën thirrje publike për autoritetet

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka dhënë sot mbështetjen për liderin e AKK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbahet i burgosur në Francë si pasojë e një urdhër arresti nga Serbia.

Një futbollist me ndikim të madh në Francë, ku ka luajtur për shumë vite me skuadrat më të njohura, Cana i ka bërë thirrje autoriteteve të këtij vendi që të lirojnë Haradinajn.

“Dua të jap mbështetjen time të të plotë për Ramush Haradinajn, i cili edhe njëherë po ndërshkohet nga një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Serbia dhe i motivuar politikisht për akte për të cilat Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare”, shprehet Cana.

Lorik Cana ka luajtur gjatë karrierës së tij për PSG, Marseille dhe Nantes në Francë, duke krijuar një reputacion të mirë në këtë vend.

Article Logic
Execution time: 0.0022640228271484
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65008" }