Moti i keq dhe puna e vështirë në terren, Gjiknuri: 1800 punonjës do marrin shpërblim shtesë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:01 09-01-2017 Moti i keq dhe puna e vështirë në terren, Gjiknuri: 1800 punonjës do marrin shpërblim shtesë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjuknuri, bashkë me administratorin e OSHEE kanë deklaruar sot se rreth 1800 punonjës që kanë punuar në mënyrë të pandërprerë në terren në kushte tejet të vështira, do të shpërblehen.

“Si nga pikëpamja profesionale, pra OSHEE me punonjësit e saj reagoi në mënyrën e duhur duke vepruar në një situatë të jashëzakonshme. Kudo ku ka mote të acarta, furtuna apo situata të paparashikuara patjetër që ka probleme. Reforma energjitike, rritja e pagës e të gjithë punonjësve të operatorit. OSHEE, shpërblim ekstra për të gjithë punonjësit, të gjithë njerëzit që kanë qënë në gatishmëri. Janë 1800 punonjës që do të marrin shpërblim shtesë për shkak të vështirësive që kaluan. Sollën energji në shtëpitë e shqiptarëve në kushte të vështira”, tha ministri Gjiknuri nga Kukësi, aty ku ka patur një numër të madh defektesh dhe ku temperaturat kanë kapur vlerat më minimale.

“Ajo reformë që nisëm në shtator për rritjen e pagave të bazës është një shpërblim për punën e punonjësve, kemi bërë dhe sigurimin e jetës së këtyre punonjësve dhe pajisjen me uniforma dhe kushte më të mira sipas kompanive simotra në Europë, për këta punonjës që punojnë në kushte të vështira”, u shpreh administratori Çela.

Article Logic
Execution time: 0.002277135848999
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65022" }