“La La Land” dominon në çmimet Golden Globe

Publikuar tek: kulture-art, më 13:01 09-01-2017 “La La Land” dominon në çmimet Golden Globe

Filmi muzikor "La La Land" ka fituar shtatë çmime në ceremoninë e ndarëjes së Globit të Artë, (Golden Globe).

Në eventin e mbajtur mbrëmë në Los Angeles, filmi i regjisorit Damien Chazell fitoi në shtatë kategori duke vendosur kështu një rekord për çmime të fituara në Globin e Artë nga një film. "La La Land" u shpall komedia më e mirë, filmi me skenar më të mirë, mori çmimin për regjisor më të mirë, muzikë më të mirë dhe këngën origjinale më të mirë, ndërkohë që aktorët kryesorë të filmit Emma Stone dhe Ryan Gosling fituan çmimin e aktorit dhe aktores më të mire, shkruan “AA”.

Çmimet në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj dhe filmit të animuar më të mirë u takuan filmave "Elle" dhe "Zootopia".

Aktori më i mirë në dramë u shpall Casey Affleck për filmin "Manchesteri buzë detit ", ndërsa i njëjti çmim në kategorinë e femrave i takoi aktores Isabelle Huppert për rolin në filmin "Elle".

U nda edhe çmimi për serialin më të mirë dramë (The Crown), seriali humoristik ("Atlanta"), mini seriali ("The People v. OJ Simpson: American Crime Story"), aktori më i mirë në komedi (Donald Glover), aktorja më e mirë në komedi (Tracee Ellis Ross), aktori më i mirë në mini serial (Tom Hiddleston), aktorja më e mirë në mini serial (Sara Paulson), aktori më i mirë dytësor (Hugh Laurie) dhe aktorja më e mirë dytësore (Olivia Colman).

Fituesja e tetëfishtë e Globit të Artë, Meryl Streep mori çmimin për vepër jetësore "Cecil B. DeMille".

Globi i Artë për arritjet në film dhe televizion ndahet që nga viti 1944 dhe konsiderohet si çmimi i dytë më i rëndësishëm pas Oskarit.

Article Logic
Execution time: 0.002284049987793
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65027" }