Jo në një qytet, por në të gjithë qarkun nuk u regjistrua asnjë vrasje në 2016-ën

Publikuar tek: aktualitet, më 14:01 09-01-2017 Jo në një qytet, por në të gjithë qarkun nuk u regjistrua asnjë vrasje në 2016-ën Peshkopia

Nëse Përmeti në vitin 2015 ishte qyteti i vetëm në Shqipëri ku nuk u regjistrua asnjë vrasje, për vitin 2016-ës rekordi nuk mbahet më nga një qytet, por nga një qark i tërë.

Bëhet fjalë për qarkun e Dibrës ku gjatë vitit që lamë pas nuk është evidentuar asnjë vepër penale e “Vrasjes”. Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së sotme ku strukturat e policisë vendore në Dibër bënë analizën për vitin 2016.

Gjithashtu po gjatë vitit 2016 nuk është evidentuar asnjë vepër penale e “Tentativës së vrasjes”.

Qarku i Dibrës, një prej më të varfërve në Shqipëri, përbëhet nga tre qytete, Peshkopia, Burreli dhe Bulqiza, si dhe nga qyteza e Krastës. Moskryerja e asnjë vrasjeje është risi për këtë qark nëse kemi parasysh Bulqizën, një qytet ku përplasjet mes bandave për kromin kanë qenë të vazhdueshme.

Sa i përket statistikave të tjera, gjatë 2016-ës, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 720 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 616 vepra, me një zbulueshmëri 86%. Gjithsej autorë të proceduar 716, nga të cilët 185 arrestuar, 491 në gjendje të lirë dhe 40 janë shpallur në kërkim.

Statistika të tjera për Dibrën gjatë 2016-ës:

  • Gjatë vitit 2016 kemi një ulje të veprave penale në total me 25 % krahasuar me vitin 2015.
  • Kemi një rritje të zbulueshmërisë me 4 % gjatë vitit 2016.
  • Kemi rreth 40 % ulje të veprës penale të vjedhjes së pronës dhe banesave.
  • Janë zhvilluar 4 operacione të koduara, ku janë sekuestruar 156 kg hashash dhe 10 gr heroinë, si dhe 14 armë zjarri e municion luftarak.
  • Janë zhvilluar e vijojnë të zhvillohen operacionet “Roja e Gjelbër” dhe kundër “Vjedhjes së Energjisë Elektrike”
  • Është punuar për parandalimin dhe përshkallëzimin e konflikteve dhe të dhunës në familje, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, të garantimit të rendit e sigurisë në aktivitete kulturore, sportive e fetare, në mbështetje të institucioneve, etj.
  • Është bashkëpunuar dhe vijon bashkëpunimi me shkollat për realizimin e programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme.
  • Është garantuar rendi e siguria gjatë gjithë procesit zgjedhor Shtator 2016 në Dibër, etj.

unnamed.jpg

unname.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024309158325195
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65034" }