Elbasan, rrezikohet shfarosja e pyjeve halorë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 09-01-2017 Elbasan, rrezikohet shfarosja e pyjeve halorë

Duket se zonat pyjore nuk rrezikohen vetëm në zonën e verës nga zjarret dhe prerja e paligjshme. Me hyrjen e stinës së ftohtë pyjeve halorë u kanoset një tjetër rrezik shfarosës, sëmundja e procesionares, një sëmundje karakteristik e kësaj stine dhe e pyjeve me pishë të zezë.

Procesionaria, nga vet emri është sëmundje ku larvat parazitëve të ndryshme, hyjnë në procesin e shëndërrimit, krijojne gjat dimrit një mbules pëlhure të ngjashme me atë të merimangës në degët dhe bocet e pishës duke krijuar mburojën nga të ftohtit gjat dimrit dhe në verë kjo mburojë shpërthenë dhe larvat nga brenda dalin duke shkatërruar të gjith trungun e pemës.

Zona e Elbasanit përbëhet nga rreth 1600 hektar pyje, dhe pjesa dërrmuese përbëhet nga pyjet halorë të pishës së zezë. Zona më problematike e ksaj sëmundje ndodhet në pyjet e Librazhdit dhe zonës së Gjinarit.

Edhe pse vitet e shkuara Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë një fushatë për zhdukjen e dëgëve të dëmtuara dhe duke punësuar përgjegjës zone në menyrë që parandalimi i sëmundjes të jetë sa me efektiv. Por përsëri në zonën e Gjinarit, një zonë turistike për këtë qark, pyjet janë infektuar në masë nga ky "virus".

Endri Mema për Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.002284049987793
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65037" }