Skulptura më e vogël në botë qëndron mbi një fije floku

Publikuar tek: kulture-art, më 21:01 09-01-2017 Skulptura më e vogël në botë qëndron mbi një fije floku

Trupi i një gruaje është skulptura më e vogël në botë, e krijuar nga artisti Jonty Hurwitz, ajo qëndron mbi një fije floku dhe mund të shihet vetëm me mikroskop.

Skulptura është e gjatë sa trashësia e një fletë letre – vetëm 100 mikronë. Për gdhendjen e saj ai thirri në ndihmë nanoshkencëtarin Stefan Hengsbach i cili drejtoi një sërë valësh të gjata drejt një polimeri fotosensitiv, përmes një mikroskopi, shkruan Newsbomb.al.

Kjo prodhoi “Vokselin”, ose pikselin 3D në një pikë kontakti. Duke përsëritur të njëjtën procedurë u krijua skulptura mikroskopike.

Teknika mund t’i hapë rrugë metodave të reja në mjekësi për ndërtimin e minimuskujve të vegjël apo për rritjen e indeve të veshkave brena trupit të pacientëve pa qenë nevoja për transplant. /Newsbomb.al

tiny-sculptureas22223g.jpg

Foto nga Jonty Hurwitz

Article Logic
Execution time: 0.081378936767578
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65069" }