I magjishmi Robert Ndrenika mbush 75 vjeç, ajo që shkruan regjisori do t’ju emocionojë pafund

Publikuar tek: kulture-art, më 10:01 10-01-2017 I magjishmi Robert Ndrenika mbush 75 vjeç, ajo që shkruan regjisori do t’ju emocionojë pafund

Artisti i madh Robert Ndrenika, aktori i dashur i të gjithë shqiptarëve, sot feston 75 vjetorin e tij të lindjes.

Në këtë ditë të rëndësishme jo vetëm për artistin por edhe për të gjithë ne që kemi fatin e madh ta kemi ende në mesin tonë Ndrenikën, regjisori Pëllumb Kulla shkruan mjeshtërisht një dedikim që emocionon pafund.

“ROBERT NDRENIKA SHËNON SOT 75!

Edhe ju më të rinjtë do të vinit te 75-at!

Berti i dashur, ta uroj këtë ditë të shënuar. Ti, i shtrenjti Bert, meriton që sot, veç e veç, tok e tok, shtëpi më shtëpi, studjo më studjo, auditor më auditor, njerëzit të trokasin gotat me mendjen tek vitet e tua gjurmëlënës në skenat dhe ekranet e shqiptarëve.

Me ty, o shoku im i klasës dhe i shkollës, o miku im i vjetër, kemi kaluar bashkë një pjesë të mirë të këtyre viteve. Kemi biseduar dhe kemi qarë halle, jemi tallur e kemi ngacmuar njëri tjetrin, por kurrë unë nuk jam ndalur e nuk të kam thënë atë që do të të them pikërisht sot. Atë që, ti i dashuri im, je një artist i madh, nga ata të ndriturit, nga ata që skenës dhe ekranit i vijnë rrallë, shumë rrallë. Ti je nga ajo racë aktorësh që të zbukurojnë jetën dhe që i japin pavdekshmëri teatrit. asaj loje magjepsëse ku njerëzit qeshin e qajnë për ca realitete të sajuara bukur. Ti, Bert, je nga ata aktorë të paktë që janë mjeshtra dhe në ndërtimin e figurave komike, dhe po aq mbresëlënës me karakteret dramatikë.

Ti ke bërë aq shumë sa njerëzve kur u flitet për teatrin, mëndja u shkon vetëm tek artistë si ti.

Paç jetë të gjatë mes familjarëve të tu, mes miqve të tu dhe u shtoftë edhe më tej magjia e artit tënd”, shkruan Kulla.

Article Logic
Execution time: 0.0060808658599854
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65109" }