Kosova mban seancë plenare për Haradinajn, Mustafa: Nuk ka arsye përse të mbahet në Francë

Publikuar tek: rajon, më 11:01 10-01-2017 Kosova mban seancë plenare për Haradinajn, Mustafa: Nuk ka arsye përse të mbahet në Francë

Kosova po mban sot seancë plenare për kreun e AAK-së Ramush Haradinaj i cili prej ditësh është arrstuar në Francë.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se nuk ka arsye se përse Haradinaj të mbahet në Francë dhe se po punohet për kthimin e tij.

“Jemi të unifikuar për çështjen  e Ramush Haradinajt. Nuk shohim arsye që Haradinaj të mbahet në Francë, po punojmë që ai të kthehet në Kosovë” tha Mustafa.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Kosovës Hoxhaj ka deklaruar se kanë komunikuar me autritetet franceze për lirimin e Haradinajt dhe i ka paraqitur homologut të tij qëndrimin e Kosovës.

Sipas tij letra për Haradinajn është e motivuar politikisht dhe se Interpol po keqpërdoret nga Serbia.

Article Logic
Execution time: 0.0027279853820801
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65111" }