Gishti i Ramës tërheq vëmendjen e mediave e fotografëve në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:01 10-01-2017 Gishti i Ramës tërheq vëmendjen e mediave e fotografëve në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka dëgjuar një nga një raportimet e ministrave të kabinetit në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të acartë.

Por një detaj po bën xhiron e mediave jo vetëm në vend por edhe nga rajoni. Është kjo foto, që ka të inkuadruar dorën e majtë të kryeministrit. Gishti tregues i tij ishte i fashuar. Expressi i Kosovës aludon se kryeministrit mund t’i jetë çarë gishti si pasojë e të ftohtit ose ndonjë incidenti tjetër.

Gjithsesi Rama, nuk e ka ndërmend t’i japë shpjegime as mediave vendase e as atyre nga rajoni për gishtin e tij të fashuar, që fundja nuk i prish punë kujt, aq më tepër kur vendi ka halle më të mëdha...

gisht.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025551319122314
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65112" }