“U lëshuan çerrat e Bashkisë kundër meje...”, aktori i njohur shkruan dhe njëherë e publikon 3 FOTOT (Makina e Veliajt, diplomatit dhe e aktorit)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:01 10-01-2017 “U lëshuan çerrat e Bashkisë kundër meje...”, aktori i njohur shkruan dhe njëherë e publikon 3 FOTOT (Makina e Veliajt, diplomatit dhe e aktorit)

Ditën e djeshme, aktori i njohur Julian Deda u bë kryefjalë e të gjitha mediave kur denoncoi një gjobë preferenciale sipas tij, të vendosur nga bashkia.

Aktori thotë se pas kësaj, punonjës të bashkisë i janë vërsulur kundër ndërsa nuk heq dorë nga argumentet e tij duke publikuar tre foto ; të makinës së kryebashkiakut, të makinës së diplomatit dhe makinës së tij.

“Dje denoncova një rast gjobëvënieje preferenciale ndaj meje. U lëshuan çerrat e bashkisë të komentonin gjithë mllef dhe pa argumenta kundër meje, sigurisht të urdhëruar dhe orkestruar nga lart.

Gjithsesi po e përmbledh me këto tre foto:

1. Makina e Erit e parkuar mbi trotuar, por nuk gjobitet, sepse ai është pronari i qytetit.

2. Makina e diplomatit e parkuar komplet kontra-tabelë, por ai nuk e rruan, sepse është i jashtem dhe ne jemi shtet inferior.

3. Makina ime e gjobitur në menyre preferenciale.

P.s. Pres komente nga zyra e propagandës së bashkisë. I bëra block disave dje, por ata kanë nga shtatë profile në facebook dhe mund të shkruajnë edhe sot, sa për të marrë rrogën.”

Article Logic
Execution time: 0.0024139881134033
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65113" }