Sulm terrorist në Drejtorinë e Policisë në Turqi

Publikuar tek: bota, më 14:01 10-01-2017 Sulm terrorist në Drejtorinë e Policisë në Turqi foto ilustruese

Një tjetër sulm terrorist ka goditur sërish sot Turqinë ku një person ka tentuar të hyjë në Drejtorinë e Policisë në Gaziantep dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një polic.

‘CNN turk’ bën me dije se autori që kishte një bombë në trup ka mbetur i vrarë teksa tentonte të futej në rajon.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërkohë që në Turqi vijon puna për kapjen e terroristëve të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0024809837341309
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65130" }