Denoncon punonjësi i Uzinës së Naftës në Fier: Kemi 3 muaj pa rrogë, uzina në duart e mafies

Publikuar tek: politike, më 15:01 10-01-2017 Denoncon punonjësi i Uzinës së Naftës në Fier: Kemi 3 muaj pa rrogë, uzina në duart e mafies

Një person që pretendon se është 1 nga 150 punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier që ka 3 muaj pa marrë rrogën, i shkruan ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai thotë se ka 3 muaj pa marrë rogën dhe së bashku me punëtorët e tjerë kanë frikë të ankohen dhe të protestojnë sepse mund të hiqen nga puna.

MESAZHI I PLOTË:

Edi Rama dhe Besniku i tij prej tre muajve nuk paguajne rrogat puntoreve te UPN ne Fier dhe i trajtojne si skllever!

Punetori dixhital denoncon:

Ramen dhe Besnikun e partise per shfrytezimin si skllever te puntoreve te uzines se perpunimit te naftes ne Fier, te cileve prej tre muajve nuk u japin rrogat. Lexojeni vet mesazhin e tij. sb

"I nderuar Z.Berisha

Po ju dergoj kete mesazh si perfaqesues i zerit te popullit te thjesht e te ndershem qe nuk ka kujt ti ankohet apo ndonjeri te ket vesh per ta degjuar.

Un qe po ju shkruaj jam nje qytetar i thjesht i ketij vendi, gjate gjith jetes kam punuar me ndershmeri.

Un jam nje punonjes i Uzines se Perpunimit te Naftes ne Fier ,ne uzine jemi 150 punonjes qe punojme me tre turne dhe po bejm 3 muaj pa mar rrogen kemi hyr ne muajin e kater. Turp kush e degjon te punosh me tre turne e mos te paguhesh

Menaxheri i uzines quhet Nike dhe dy dit para festave te fund vitit ne si punonjes dolem ne protest per te kerkuar te pakten nje rroge per te festuar dhe ne si te gjith, kur me pas protestes vjen menaxheri e na kercenon te gjitheve.

Nuk dijme kujt ti ankohemi sindikatat smeren me ne , te ngrihemi ne protest kemi frik..

te flasim shkurt uzina esht ne duart e mafjes se botet vijne e ikin nga uzina jone, po se ku vejne keto bote plot kete spo e marim vesh.

Me shum keq ardhje e qajme kohen kur ishit ne pushtet, kur ishit ju qe merte vendimet te pakten e dinim qe sdo vuanim per buken e gojes si tani.

Ju lutem Z.Berisha po mundet ngrijeni ju zerin tuaj e na perfaqesoni ne 150 punonjesit e Uzines se Perpunimit te Naftes ne Fier.

Dhe nese mundeni une te mbetem anonim se direkt heqje nga puna do te kem.

Anonim ju lutem

Dhe ju uroj nje vit te mbar e shendet ne familjen tuaj

Zoti ju bekofte ju dhe Partin Demokratike te Shqiperis"

Article Logic
Execution time: 0.0025200843811035
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65140" }