Pandeli Majko replikon me Ivica Daçiç: Serbia meriton më shumë

Publikuar tek: politike, më 18:45 10-01-2017 Pandeli Majko replikon me Ivica Daçiç: Serbia meriton më shumë

Ish-kryeministri Pandeli Majko i është përgjigjur deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili akuzoi diasporën shqiptare se po përgatit sulme ndaj ambasadave të Serbisë në Europë.

Duke ironizuar këtë qëndrim, Majko shprehet se diplomacia nuk është paturpësi ndaj dhe Serbia meriton më shumë.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”… Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro - Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…” Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin. Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë”, shkruan Majko.

Lexo edhe: “Shqiptarët po përgatisin sulme terroriste ndaj ambasadave tona”. Deklarata provokuese e Ivica Daçiç merr përgjigje vetëm nga Kosova

Më shumë në këtë kategori: « Denoncon punonjësi i Uzinës së Naftës në Fier: Kemi 3 muaj pa rrogë, uzina në duart e mafies
Ministri i ri i Jashtëm i Malit të Zi vizitën e parë e zhvillon në Tiranë, Bushati: Tregues për marrëdhëniet e ngushta »
Article Logic
Execution time: 0.019438028335571
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65151" }