Personi që e filmoi: Të dënohet me burg përjetë ushtari izraelit që vrau palestinezin e pa armatosur

Publikuar tek: bota, më 17:01 10-01-2017 Personi që e filmoi: Të dënohet me burg përjetë ushtari izraelit që vrau palestinezin e pa armatosur

Qytetari që filmoi me telefonin e tij momentin kur një ushtar izraelit qëllon për vdekje një djalë palestinez të pa armatosur, bën thirrje që “ushtari terrorist” të dënohet me burgim të përjetshëm.

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit është midis atyre që bëjnë thirrje që ushtari Elor Azaria të falet, pasi gjykata ushtarake e shpalli atë fajtor për vrasje.

Ai pretendon se e vrau palestinezin pasi ishte një kërcënim, por gjykata tha se ish-ushtari tregoi hakmarrje dhe para se ta qëllonte për vdekje deklaroi “Meriton të vdesë”, raporton Newsbomb.al.

Në video duket palestinezi që qëndron i shtrirë në tokë rrethuar nga forca të shumta ushtarake dhe mjekë që po ndërhyjnë. Por një moment ushtari izraelit thirri “sprapsuni” dhe e qëlloi atë në kokë nga një distancë e afërt.

Izraelitët janë të ndarë nëse Elor Azaria është hero apo vrasës. /Newsbomb.al

(Pamje të rënda)

 

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65154" }