Alarmi i presidentit: Krimi do influencojë në zgjedhjet e ardhshme, politika dhe media të reagojnë

Publikuar tek: politike, më 18:01 10-01-2017 Alarmi i presidentit: Krimi do influencojë në zgjedhjet e ardhshme, politika dhe media të reagojnë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar sot se ka prova se grupe të botës së krimit do të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë pritjes për gazetarët dhe drejtuesit e medias, me rastin e vitit të ri, Nishani kërkoi më shumë guxim prej tyre për të denoncuar çdo tentativë të botës së krimit që kërkon të influencojë në jetën e qytetarëve.

“Evidencat e mia më tregojnë se grupe të botës së krimit do të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj është një përgjegjësi e politikës për ta adresuar me seriozitet, por edhe media, për ta monitoruar me kujdes dhe për të denoncuar çdo tentativë të botës së krimit për të influencuar në jetën tonë. Le të dalim nga retorika dhe të shkojmë drejt realitetit. Njerëzit e medias janë gjithnjë në terren dhe e kanë të mundur ta prekin këtë realitet nga afër. Brezat që vijnë meritojnë një Shqipëri shumë më të mirë. Por është detyrimi ynë që ajo që mund të konsiderohet si sakrificë e gjeneratëts tonë të merret në mënyrën më serioze të mundshme”, u shpreh Nishani.

Ai falenderoi gazetarët për punën që kryejnë në shërbim të qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0022780895233154
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65155" }