Artan Hoxha ritakohet pas 6 vitesh me kolegun: Në 21 janar mund të ishte viktima e pestë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:01 10-01-2017 Artan Hoxha ritakohet pas 6 vitesh me kolegun: Në 21 janar mund të ishte viktima e pestë

Gazetari Artan Hoxha është ritakuar në Tiranë me kolegun e tij, Fatos Mahmutaj, i cili prej vitesh tashmë jeton jashtë Shqipërisë.

Hoxha kujton ngjarjen e 6 viteve më parë, më 21 janar të 2011-ës, kur Mahmutaj raportonte nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrezikoi të bëhej viktima e pestë e asaj dite tragjike.

“U deshën të kalonin 6 vite që të ritakoheshim sërish në Tiranë me Fatos Mahmutajn, me kolegun, shokun dhe mikun, të cilin zoti i madh në qiell e shpëtoi të mos ishte viktima e pestë e 21 janarit 2011 ndërsa raportonte live për televizionin ku punonte nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", shkruan Hoxha.

Gazetari Fatos Mahmutaj u plagos lehtë më 21 janar, nga plumbat që dilnin nga selia e Kryeministrisë, por televizioni ku ai punonte refuzoi të bënte publike ngjarjen dhe pak kohë më pas ai u detyrua të largohet nga vendi.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përvejtori i asaj ngjarje, Mahmutaj është rikthyer sërish në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0023930072784424
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65163" }