Gazetarët flasin me “kode” në studion e Eni Vasilit, moderatorja i tërheq vëmendjen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:29 10-01-2017 Gazetarët flasin me “kode” në studion e Eni Vasilit, moderatorja i tërheq vëmendjen

Arjan Çani dhe Ylli Rakipi të pranishëm në emisionin “Studio e Hapur” kanë shkëmbyer disa batuta, por pa përmendur emra, çka ka sjellë reagimin e moderatores Eni Vasili.

Duke folur për politikën, Rakipi u kthye pas në kohë duke kujtuar protestat kundër Edi Ramës kur ishte kryebashkiak për kioskat e gazetave. “Vetëm Çani qëndroi i fundit”, kujtoi Rakipi.

Më pas, të dy nisën të flisnin për pronarin e ri të kioskave në Shqipëri, gjithashtu pronar i një televizioni, por nuk i kanë përmendur emrin.

Arjan Çani: Për kioskat? Histori tjetër ajo.

Ylli Rakipi: I kanë dhënë prapë, e more vesh?

Çani: Po pra, i kanë dhënë një media, kujt i kanë dhënë?

Rakipi: E, do e themi edhe atë… (Qesh)

Eni Vasili: Ja çfarë ndodh me njërëz që dinë shumë dhe flasin pak. Jeni në televizion, mos harroni, keni përgjegjësinë të flisni hapur, me emra.

Rakipi dhe Çani: Nuk na ke ftuar për këtë sot…

Më shumë në këtë kategori: « Artan Hoxha ritakohet pas 6 vitesh me kolegun: Në 21 janar mund të ishte viktima e pestë
Rikthimi i Joleza Kokës, çfarë e nxori në rrugë ish-kryetaren e FRESSH »
Article Logic
Execution time: 0.024111986160278
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65165" }