Ali Ahmeti flet për koalicionin: Greuvskit asnjë përgjigje deri më 29 janar, me Shqipërinë nuk bashkohemi

Publikuar tek: rajon, më 21:01 10-01-2017

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se partia e tij është duke vazhduar negociatat në nivelet më të larta me VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit, i cili ka marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni.

Gjatë një interviste për “Tv21”, Ahmeti tha se ligji i lejon deri më 29 janar të vendosin nëse do të bashkohen me VMRO, kur është edhe afati i fundit për Gruevskin për krjimin e qeverisë.

Ahmeti ka theksuar se ky rezultat e ka vendosur në një situatë të vështirë prandaj ai e sheh të nevojshme që të dalë sërish në terren dhe të pyes qytetarët se me kë parti preferojnë që BDI të hyjë në koalicion, me VMRO apo LSDM.

Kreu i BDI-së hodhi poshtë të gjitha zërat që e konsiderojnë platformën e partive shqiptare si nisjen e një procesi për ndarjen e Maqedonisë. Ahmeti tha se nuk do të ndodhë as ndarje e Maqedonisë dhe as bashkim me Shqipërinë. Ai u shpreh se maqedonasit nuk humbasin asgjë nëse në të gjithë vendin zyrtarizohet gjuha shqipe. 

Article Logic
Execution time: 0.0024518966674805
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65169" }