CIA publikon raportin: Zyrtarët rusë shantazhojnë Donald Trump me video seksuale

Publikuar tek: bota, më 06:01 11-01-2017 CIA publikon raportin: Zyrtarët rusë shantazhojnë Donald Trump me video seksuale

Kreu i CIA-s ka i ka transmetuar informacionin presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se zyrtarë të Kremlinit pretendojnë të kenë material komprometuese në lidhje me jetën e tij personale. Këtu përfshihet edhe “pretendimet e veprimeve poshtëruese seksuale në një hotel në Moskë”.

Dosja, është një koleksion i shkresave me shkrim, gjatë një periudhe prej 5 vitesh.

CNN njoftoi të martën se një përmbledhje prej dy faqesh e raportit iu dha presidentit Barack Obama dhe atij të zgjedhur Donald Trump shkruan BË. Në vitin 2013 Trump ka qenë në Moskë së bashku me “Mis Universin”.

Një dokument prej dy faqesh  me këto informacione, i është dorëzuar zotit Trump të premten e javës së kaluar, gjatë takimit që ai pati me zyrtarët amerikanë të shërbimeve të zbulimit, ku ai u informua lidhur me dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, sipas shtypit amerikan, që i referohet burimeve të paidentifikuara, por me njohuri nga informacioni që iu dha presidentit të zgjedhur.

Ndërsa, reagimi i Trump ishte i ashpër. Në Twitter Trump ka shkruar: “ Lajm jo i vërtetë, një përndjekje politike!”.

Article Logic
Execution time: 0.0023071765899658
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65182" }