Fjalimi i fundit i Obamës si president: Nderi i jetës sime ishte t’i shërbeja popullit amerikan

Publikuar tek: bota, më 07:01 11-01-2017 Fjalimi i fundit i Obamës si president: Nderi i jetës sime ishte t’i shërbeja popullit amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si President, drejtuar popullit amerikan në qendrën e konventave McCormick Place të Çikagos.

Gjatë fjalimit të tij Obama bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve të tij si President në 8 vite dhe theksoi edhe faktin se gjatë presidencës së tij SHBA nuk u prek nga asnjë sulm terrorist.

Ai tha se racizmi vazhdon të jetë një problem në Amerikë dhe se duhet luftuar. Ai në fund tha se ishte nderi i jetës së tij që i shërbeu popullit amerikan dhe se do të jetë gjithmonë në shërbimin e tyre si qytetar.

“Jam i lumtur që isha pjesë e këtij rrugëtimi, ne kemi bërë SHBA-në një vend më të mirë dhe ju më keni bërë mua një president më të mirë. Jam i lumtur që kemi riafirmuar besimin se ne mund të bëjmë vetë ndryshimin.E di që puna jonë do të jetë gjithmonë e papërfunduar por të gjithë emigrantët e duan këtë vend aq sa ne amerikanët. Racizmi mbetet një problem në Amerikë dhe duhet luftuar akoma më shumë pasi demokracia jonë ka nevojë për njerëzit. Theksoj faktin se në 8 vite asnjë sulm terrorist brenda në SHBA-së. Duhet të bëhet më shumë për ndryshimet klimaterike. Nderi i jetës sime ishte t’i shërbeja popullit amerikan dhe unë tani do të jem gjithmonë në shërbimin tuaj si qytetar”, u shpreh Obama.

Obama falënderoi edhe bashkëshorten Michelle dhe dy vajzat e tij. “Michelle ti je shndërruar në një shembull për rininë amerikane ndërsa vajzave të iu them që jam krenar që jam babai juaj”, përfundoi Obama.

Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 20 janar pas inagurimit.

Article Logic
Execution time: 0.0025758743286133
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65190" }