Flet për herë të parë babai i Noizy-t: E vërteta e ‘arretimit’ të djalit tim

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:01 11-01-2017 Flet për herë të parë babai i Noizy-t: E vërteta e ‘arretimit’ të djalit tim

Lajmi se Noizy u shoqërua në polici bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Policia e Durrësit ka shkuar mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e reperit Noizy dhe e ka shoqëruar në polici, pasi motra e Stresit publikoi një video, ku ai gjuante me armë, duke kërkuar sqarim pse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si vëllai i saj. Por, lidhur me këtë lajm ka reaguar babai i reperit, Bashkim Rajku. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, ai shprehet se Noizy nuk është shoqëruar në polici dhe as policia nuk ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit të mirënjohur, por ka qenë shefi i komisariatit, ai që e ka telefonuar atë dhe i ka kërkuar që së bashku me Noizyn të shkojnë pranë ambienteve të policisë për të bërë një deklaratë.

“Noizy është si kokrra e mollës, s’kemi punë me policinë. S’kemi as kohë, as nerva të merremi me këto lajme. Dje ka qenë në Prishtinë dhe u kthye pasi mbaroi koncertin. Më mori shefi i komisariatit në telefon dhe më tha që ka dalë në internet një lajm që Noizy ka qëlluar me armë. Dhe unë i thashë që ka bërë një klip me Çiljetën ku ka pasur armë. Shkova bashkë me Noizyn në polici, dhamë një deklaratë dhe erdhëm në shtëpi, as 5 minuta punë nuk ishte”, shprehet Bashkimi në lidhje me lajmin e shoqërimit të të birit.

Nga ana tjetër, ai shpreh dhe indinjatën, përse mediat nuk merren me karrierën e Noizyt, por vetëm me lajme të pavërteta. “Ditët e fundit Noizy është duke përgatitur një bashkëpunim me një këngëtar gjerman dhe asnjë nuk e pasqyroi këtë lajm. Të krenohen se një këngëtar i Shqipërisë ka lidhur një kontratë të tillë”.

Në fund nuk harron pa komentuar edhe statusin e motrës së Stresit.

“Ato janë video të hershme dhe tani e kanë nxjerrë, janë video të klipeve që i kanë bërë montazh dhe i kanë nxjerrë. Ne s’kemi asgjë me asnjë njeri. Tek e fundit, ajo ka hedhur një status dhe ka të drejtën e saj për të folur. Ne nuk na bën përshtypje fare se çfarë thuhet”, ka mbyllur kështu Bashkimi.

Article Logic
Execution time: 0.02183198928833
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65205" }