Kryeministri Rama shkrihet gazit me komentin seksist ndaj deputetes Albana Vokshi

Publikuar tek: politike, më 10:01 11-01-2017 Kryeministri Rama shkrihet gazit me komentin seksist ndaj deputetes Albana Vokshi

Pak pas mesnate, kryeministri Edi Rama ka gjetur kohën për të bërë një status në ‘Facebook’ kundër Partisë Demokratike dhe t’u përgjigjet komentuesve të shumtë.

“Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”, shkruante kryeministri.

Në reagimet e shumta të bërë nga qytetarët, Ramës i ka tërhequr vëmendjen njëri prej komenteve që fyente deputeten e PD-së, Albana Vokshi.

“Edhe ndonje mikrovale do ishte mirë… e siguron Pamela”, ishte komenti i një qytetari, të cilit Rama i është përgjigjur me disa ikona që tregojnë se kjo i kishte shkaktuar hilaritet, ndonëse shumë mirë mund ta kishte injoruar.

Është vet kryeministri ai që i drejtohet deputetes Vokshi në Kuvend si ‘Pamela’ duke e krahasuar me aktoren amerikane, Pamela Anderson.

Screenshot_10.png

Article Logic
Execution time: 0.017384052276611
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65206" }