Shkupi ankesë Tiranës për ndikimin te partitë shqiptare: Qasje e rrezikshme, mos vendosni mina

Publikuar tek: rajon, më 11:01 11-01-2017 Shkupi ankesë Tiranës për ndikimin te partitë shqiptare: Qasje e rrezikshme, mos vendosni mina

Në lidhje me çështjen e platformës së përbashkët të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, e cila është arritur me ndërmjetësim të Tiranës dhe Prishtinës, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, duke theksuar se “ndërhyrja e një kryeministri apo presidenti i vendit fqinj në punët e brendshme është e papërshtatshme”.

Sipas Anadolu Agency, përmes një reagimi me shkrim, Poposki theksoi se nuk është e pranueshme dhe nuk është e përshtatshme kur presidenti apo kryeminsitri i një vendi fqinj ndërhyn drejtpërdrejt në punët e brendshme, sidomos në periudhën pas zgjedhjeve demokratike dhe para formimit të një qeverie të re, sepse sipas tij, dërgohen sinjale të gabuara në rajon.

“Sigurisht se kjo qasje është e rrezikshme në një vend me traditë multi-kulturore. Kjo është larg nga praktika e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Deri sa të gjithë pajtohemi se e ardhmja jonë është në Evropë, atëherë lufta jonë është të sigurojmë stabilitet, paqe, drejtësi dhe prosperitet ekonomik për të gjithë qytetarët. Ne gjithmonë kemi qenë shumë të drejtë në bashkëpunimin me fqinjët. Më e mira do të ishte që edhe ata të na bashkohen në atë rrugë, në vend që të vendosin mina që bartin rrezik për të gjithë”, thuhet në reagimin e ministrit Poposki.

Pas disa takimeve të përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare të Maqedonisë me krerët e Shqipërisë dhe Kosovës, u arrit një platformë e përbashkët në të cilën thuhet se subjektet politike angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte status të barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike.

Partitë politike shqiptare zotohen se realizimi i objektivave të dokumentit në fjalë do të jenë prioritet i tyre në qeverinë e re të Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.018098831176758
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65209" }