5 muaj përpara zgjedhjeve, Rama flet nga bulevardi i ri për rëndësinë e votës

Publikuar tek: politike, më 11:01 11-01-2017 5 muaj përpara zgjedhjeve, Rama flet nga bulevardi i ri për rëndësinë e votës

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj kanë vendosur sot pllakën e parë në bulevardin e ri të Tiranës.

Nga ky bulevard që konsiderohet një nga investimet më strategjike për Tiranën, Rama ka zgjedhur të flasë për rëndësinë e votës, ndërkohë që vetëm pesë muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

“Dëgjoj shumë që thonë se vota nuk ka rëndësi. Sigurisht që vota ka rëndësi, për shkak të votës Tirana do të ketë shumë shpejtë bulevardin dhe sheshin e ri”, tha Rama.

Kryeministri tha se Tirana është qyteti më jashtëzakonshëm në Shqipëri, por vazhdon të jetë ende larg nga qyteti që duhet të jetë.

15978982_1899184030315998_1602631873_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025980472564697
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65212" }