Pas Kim, familja Kardashian grabitet përsëri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:01 11-01-2017 Pas Kim, familja Kardashian grabitet përsëri

Vetëm pak kohë pas grabitjes në Paris të Kim, familja Kardashian është vënë sërish në shënjestër.

‘Daily Mail’ shkruan se këtë herë grabitja ndodhi në butikun e tyre ‘DASH” i cili është i tre vajzave Kim, Khloe dhe Kourtney.

Bëhet me dije se grabitja ka ndodhur të hënën, pak orë pasi personat e dyshuar për rrëmbimin e Kim-it u arrestuan.

Sipas burimeve një grua hyri në butik dhe vodhi veshje me vlerë 1,600$ dhe menjëherë pas grabitjes është larguar me një makinë ngjyrë të artë.  Ende nuk dihet identiteti i gruas por policia është vënë tashmë në kërkim të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0021390914916992
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65214" }