Tjetër viktimë nga i ftohti, gjen vdekjen 38-vjeçari në Pogradec

Publikuar tek: aktualitet, më 12:01 11-01-2017 Tjetër viktimë nga i ftohti, gjen vdekjen 38-vjeçari në Pogradec

 Tjetër viktimë si pasojë e temperaturave të ulëta. Pas viktimës së shënuar dje në qytetin e Korçës, sot një tjetër 38 vjeçar ka humbur jetën në Pogradec. Viktima është Anastas Renato Shuke dhe është gjetur i pajetë në banesen e tij në lagjen e Toplecit.

Sipas policisë, “më datë 10.01.2017, rreth orës 10:30, në lagjen nr 4 në Pogradec, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi A.Sh, 38 vjeç".

Kjo është viktima e pestë brenda pak ditësh si pasojë e të ftohtit. Dy viktimat e para në Durrës e Sarandë ishin endacakë, viktima e tretë në Lushnje ishte një roje pallati, dhe dje në Korçë, ndërroi jetë si pasojë e kushteve ekstreme në banesë babai i 3 fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.002371072769165
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65219" }