Ulje e madhe e numrit të refugjatëve në Gjermani, shqiptarët dalin nga lista, Qeveria: Ua bëmë të qartë se nuk përfitojnë azil

Publikuar tek: bota, më 12:01 11-01-2017 Ulje e madhe e numrit të refugjatëve në Gjermani, shqiptarët dalin nga lista, Qeveria: Ua bëmë të qartë se nuk përfitojnë azil

Gjermania ka shënuar një ulje të madhe të numrit të refugjatëve që kanë hyrë në këtë vend gjatë vitit 2016. 280 mijë është numri i regjistruar vitin e kaluar, ndërkohë që gjatë krizës së 2015-ës shifra arriti në 890 mijë.

Gjithsesi aplikimet e para për azil kanë shënuar rritje, 745 mijë janë rastet e shënuara që sipas autoriteteve shpjegohet me faktin se shumë refugjatë që kanë hyrë në Gjermani në 2015-ën i kanë bërë kërkesat në 2016-ën.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është ulja e madhe e kërkesave për azil nga shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Ndryshe nga 2015-ta kur ne renditeshim të dytët pas sirianëve, në 2016-ën nuk jemi as në pesë të parët.

Kjo shpjegohet me fushatën e Qeverisë gjermane në Shqipëri dhe Kosovë ku qytetarëve iu bë e ditur se nuk do të përfitonin azil, por mund të transferoheshin vetëm nëpërmjet rrugëve ligjore.

Shtetasit e Sirisë, Afganistanit, Irakut, Iranit dhe Eritreas kanë dominuar në aplikimet për azil gjatë 2016-ës. 

Article Logic
Execution time: 0.0022969245910645
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65220" }