Instruktorja më e vjetër e jogës zbulon sekretin e jetëgjatësisë, tregon për dietën ushqimore që ka ndjekur (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:01 11-01-2017 Instruktorja më e vjetër e jogës zbulon sekretin e jetëgjatësisë, tregon për dietën ushqimore që ka ndjekur (Foto)

Tao Porchon-Lynch ka më shumë se 75 vite që zgjohet çdo mëngjes në orën 5 për të dhënë mësime joge.

Tani, instruktorja më e vjetër në botë e jogës, e cila është rritur në Indi dhe jeton në Nju Jork, ka ndarë me të tjerët sekretin e saj të jetëgjatësisë.

“Çdo gjë është e mundur, asgjë nuk është e pamundur”, thotë Porchon-Lynch.

“Kur zgjohesh çdo mëngjes dhe thua ‘kjo do të jetë dita më e bukur e jetës time’, ashtu ndodh”.

Ajo nisi mësimet për joga në moshën 8-vjeçare dhe tashmë është 98 vjeç, edhe pse në atë kohë i thanë se joga nuk ishte për femrat. Megjithatë, e vendosur ajo iu bashkua një grupi djelmsh pasi mori edhe miratimin e instruktorit për t’iu bashkuar klasës shkruan ‘Daily Mail’.

“Kam 75 vite deri tani që bëj joga”, tregon ajo.

Joga nuk është zanati i vetëm i zonjës Porchon-Lynch. Ajo ka qenë profesioniste edhe në kërcim. 98-vjeçarja ka qenë gjithashtu modele mode kur ishte e re dhe ka luajtur si aktore tek filmat “The Last Time i saw Paris” dhe ‘Show Boat’.

Ndërkohë, dieta ushqimore që ajo thotë se ka ndjekur ndër vite është:

*Perime dhe fruta.

*Vegjetariane deri diku, pa hequr dorë nga karavidhet dhe karkalecat.

*Një gotë verë me ushqimin

*Nuk hanë për hir të të ngrënit.

Sipas saj shëndet do të thotë të jesh në kontakt me natyrën dhe frutat e jetës.

tao4.jpg

tao1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025680065155029
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65222" }