Lulzim Basha i vendos një kusht madhor Edi Ramës për zgjedhjet, propozimin e LSI e konsideron propagandë

Publikuar tek: politike, më 13:01 11-01-2017 Lulzim Basha i vendos një kusht madhor Edi Ramës për zgjedhjet, propozimin e LSI e konsideron propagandë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë nga selia blu i shoqëruar nga aleatët në Kuvend, duke prezantuar platformën e opozitës për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit.

Basha theksoi që PD i ka dorëzuar maxhorancës një platformë të plotë dhe sot kanë rënë dakord për rikonfirmimin e saj, baza e së cilës është votimi dhe numërimi elektronik. Ai tha se zgjedhjet janë në rrezik për shkak të krimit dhe korrupsionit.

“Dua të bëj të ditur qëndrimin e unifikuar me aleatët në Kuvend se në këto zgjedhje nuk do të vendosin kriminelët, por do të vendosin qytetarët. Nuk mund të vendosin varfëria, por vullneti i qytetarëve. Zgjedhjet janë në rrrezik për shkak të krimit dhe korrupsionit, për shkak të moszbatimit të dekrminalizimit, shndërrimit të Shqipërisë në parajsë të trafikut të drogës, mosgarantimit të votës. Kemi paraqitur një platformë që prej 17 majit, por Rama ka sabotuar. Sot kemi rënë dakord për një platformë që është një kusht i patjetërsueshëm për zgjedhjet e ardhshme. Rikonfirmojmë edhe njëherë këtë platformë që përmban votmin dhe numërimin elektronik, financimin e partive, kufizmin e shpenzimve në fushatë, barazinë mediatike, mospërdorimin e resurseve të shtetit”, tha Basha.

Basha deklaroi se koha e pakët dhe se opozita do të kushtëzojë çdo veprim me avancimin e reformës zgjedhore.

“Kohë më nuk ka. Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin e reformës zgjedhore”, tha ai.

Sa i përket propozimit të LSI-së për votimin elektronik, Basha e ka përshëndetur, por ka konsideruar propagandë propozimin tjetër për listat e hapura.

“Përshëndes qëndrimin për votimin elektronik, por sa i pëtket sistemit zgjedhor, PD nuk është pengesë për listat e hapuara, por diskutimi është dhe mbetet një diskutim propagandistik derisa nuk zbatohet votimi i ndershëm”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0023219585418701
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65225" }