Historia e trishtë e 38-vjeçarit që vdiq sot në Pogradec, u gjet "kallkan" në banesë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 11-01-2017 Historia e trishtë e 38-vjeçarit që vdiq sot në Pogradec, u gjet 38 vjecari Anastas Renato Shuke

Ditën e sotme, u regjistrua viktima e pestë si pasojë e motit të keq dhe temperaturave që kanë arritur vlerat minimale.

Në Pogradec, u gjet i ngrirë nga i ftohti 38-vjeçari Anastas Renato Shuke. Drejtori i Spitalit Genti Çela ka konfirmuar se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e të ftohtit ndërsa newsbomb.al mëson detaje të trishta rreth jetës së viktimës.

38 vjeçari ishte një fëmijë i birësuar dhe ka jetuar me prindërit birësues derisa ata u ndanë nga jeta. Pas këtij momenti, ai jetonte krejt i vetëm ndërsa hera-herës dikush shkonte ta vizitonte dhe të përkujdesej për të.

Në kushte të vështira jetese dhe pa mjet ngrohës, 38 vjeçari e ka patur të pamundur t’i mbijetojë të ftohtit dhe është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen e Toplecit.

news1.jpg

news2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.028361082077026
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65226" }