Tenton të kalojë rezervuarin e ngrirë, thyhet akulli dhe 40-vjeçari bie brenda

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 11-01-2017 Tenton të kalojë rezervuarin e ngrirë, thyhet akulli dhe 40-vjeçari bie brenda

Një 40-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën pasi ka tentuar të kalojë mbi rezervuar.

Mësohet se viktima është 40-vjeçari, Hajredin Xhela nga Petova, i cili ka tentuar të kalojë mbi akullin e rezervuarit që është thyer dhe ai ka rënë në ujë dhe është fundosur.

Ndërkohë, priten pëlumbarët për të nxjerrë trupin e pajetë të 40-vjeçarit nga rezervuari.

Njoftimi i policisë:

“Më datën 11.01.2017, ora 13:20, në liqenin e fshatit Petovë, Fier, shtetasi Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroi sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0024940967559814
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65227" }