Armand Shkullaku largohet nga Abc News, Aleksandër Frangaj tjetër propozim

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 11-01-2017 Armand Shkullaku largohet nga Abc News, Aleksandër Frangaj tjetër propozim

Armand Shkullaku nuk do të jetë më drejtor i informacionit në Abc News, mëson Newsbomb.al nga burime brenda këtij televizioni.

Sipas këtyre burimeve, Shkullaku do të qëndrojë në këtë funksion deri në fund të muajt janar. Mësohet gjithashtu se pronari i televizionit, Aleksandër Frangaj i ka ofruar Shkullakut një tjetër post në Tv Klan, por ai nuk i ka kthyer ende një përgjigje përfundimtare.

Armand Shkullaku ka drejtuar Abc News që prej vitit 2012 duke e kthyer atë në një prej televizioneve informativ më të ndjekur./Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0024509429931641
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65229" }