Basha tallet me Ramën, i publikon videon e 3 viteve më parë të inaugurimit të bulevardit të ri

Publikuar tek: politike, më 14:01 11-01-2017

Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama që tha se në programin e kreut të PD-së Lulzim Basha parashikohen “kaloriferë në shtyllë” për elektriçistët, vjen edhe përgjigja me tone sarkastike nga kryedemokrati, jo për kaloriferët por për bulevardin e ri që shefi i kabinetit inaguroi sot.

Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social videon e tre viteve më parë të inagurimit punimeve në Bulevardin e Ri të Tiranës. Kreu i PD-së, asokohe kryebashkiak e cilësoi atë ditë si ditë historike dhe u zotua se do korrigjohej çdo pronësim.

Por sot që Rama priste ndoshta të gjitha meritat për Bulevardin, Basha ka vendosur ta kujtojë se kush i nisi punimet, përmes këtij komenti: “Këtë "inaguroi" Rama sot”.

 nnnn.png

Article Logic
Execution time: 0.0022540092468262
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65231" }