Shqipëri-Itali, finalizohet operacioni i përbashkët antidrogë: Kapet skafi me 1.9 ton "mall", 2 në pranga (EMRAT/DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:01 11-01-2017 Shqipëri-Itali, finalizohet operacioni i përbashkët antidrogë: Kapet skafi me 1.9 ton

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias. Sekuestrohet 1.9 ton drogë dhe prangosen dy persona, një italian dhe një shqiptar.

Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva.

Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar,  konkretisht shtetasit:

D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali,

B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Shtetit bën me dije se ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia.

 Sipas policisë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Article Logic
Execution time: 0.0021600723266602
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65232" }